Ėndrra e Don Kishotit

Klasa e letėrsisė

faqe nė ndihmė tė gjimnazistėve

Materiale ndihmėse Post New Entry

Kumbulla pertej kuptimit... e Koliqit

Posted by beni on March 30, 2010 at 4:27 PM

Kjo i ndodhi Lec Gurrmollës…

Kështu nis “Kumbulla përtej murit”. Një fillim që të ngacmon fantazinë dhe që, në një rrjedhë logjike, të bën të mendosh për një vazhdim me përplasje, me ngjethje… ku të kishte dhimbje, frikë e lot, pse jo dhe një histori komike, nga ato që satira apo ironia na bëjnë të nxjerrim mësimin e rradhës.

Parafytyroj kohën kur isha nxënës gjimnazi dhe fantazoj ta kisha detyrë shtëpie analizën e kësaj pjese letrare. Një absurditet, sepse ky episod letrar ishte i ndaluar. Por edhe sikur të lejohej, për të bërë një detyrë të tillë në atë kohë nuk do të mjaftonte as ndihma e ndonjë perëndie, që mund të kishte ngelur akoma në malin e Tomorrit. Ne nuk dinim ndonjë gjë për teoritë e Frojdit dhe si përfundim, “çelësat” që hapnin letërsinë e asaj kohe, do të na linin para derës së mbyllur. Megjithatë kjo skicë letrare kishte për të na pëlqyer kurdoherë që do ta lexonim.

Besoj se parafytyrimi i asaj kohe nuk është shumë larg nga një detyrë në orën e sotme të mësimit, sepse mësuesit tanë nuk janë akoma si Lec Gurrmolla. Atëherë pse duhet të mendoj që e kanë nxënësit shansin të jenë si ai?

Lec Gurmolla bëri atë që në jetën e përditshme në e quajmë budallallëk. Kaloi murin, eci sikur të ishte fëmijë apo ca veprime të tjera të ngjashme me to. Ernest Koliqi këtë pamje të zakonshme e pikturon si një piktor i jashtëzakonshëm.

Duke lexuar këtë shkrim (apo duke parë këtë pikturë;), njihemi me shumë ngjyra që i kemi rrotull dhe nuk i shohim, mësojmë se kjo gjuha e këtyre veriorëve nuk është vetëm ajo “e pakuptueshmja”, por paska edhe një muzikalitet, që me të drejtë duhet të na bëjë ne të arsimuarve të jugut, të ndjehemi xhelozë.

Disa të tjerëve ky shkrim u jep shansin që të njohin mënyrën se si shkruhet për të bërë art.

Por janë dhe shumë të tjerë ( në të cilët hyj dhe vetë;) të prirur mbas quiz-eve të inteligjencës dhe mjaft të talentuar për t’i dhënë përgjigje pyetjes që lodh tradicionalisht mësuesin e letërsisë: “Çka dashur të thotë autori me këtë?”.

Dreqi e morri!... pasi lexova “Letër babait” tëshkruar nga Kafka, them se jam i zoti t’i përgjigjem pyetjes se ç'ka dashur të thotë Kafka me ato që ka shkruar. Thjesht, ka gjetur një marifet për të hedhur në letër hallin e tij, që i vinte nga ndonjë dhimbje e stomakut apo nga ndonjë brengë e pashëruar e adoleshencës.

Mendoj se për të shkruar “Kumbulla përtej murit”, Koliqi është frymëzuar nga ndonjë gjumë i ëmbël i pasdites, nga ata të rrallët, ku ndodh që në ëndërr të takojmë miqtë tanë të dashur të së shkuarës dhe kur zgjohemi, jemi të çlodhur, për të shpënë deri në fund ndonjë punë të lënë përgjysëm.

P.S.

Më kujtohet filmi Postieri me Pablo Nerudën. Më saktë momenti kur Neruda sqaron se nuk dinte të shprehte me fjalë të tjera atë që kishte shkruar. Kur shpjegohet, poezia bëhet banale. Më i mirë se shpjegimi, është emocioni i drejtpërdrejtë që poezia i transmeton një shpirti të gatshëm për ta kuptuar.

Besoj se kjo vlen edhe për tregimin tonë.

Categories: Proze, Ese, -shqiptare

Post a Comment

Oops!

Oops, you forgot something.

Oops!

The words you entered did not match the given text. Please try again.

Already a member? Sign In

3 Comments

Reply sara
2:35 PM on May 22, 2013 
Me pelqeu ajo pjesa ku keni shkruajtur qe duhet te mesojme te vleresojme veprat e shkruara ne gjuhen e veriut.Me te vertet kemi shume shkrimtar duke permendur Fishte,Migjenin si dhe Koliqin ne kete rast,qe kane lene pas vepra shume domethenese dhe me tematike qe mund t'i quajme akoma aktuale per ne sot.
Reply anisa
4:19 PM on April 26, 2013 
ende me kujtohet analiza e kesaj pjese, sa na keni "munduar" per te gjetur kup e kumbulles prof.... :v
Reply ana
4:06 AM on November 28, 2010 
faleminderit per kete tekst