Ėndrra e Don Kishotit

Klasa e letėrsisė

faqe nė ndihmė tė gjimnazistėve

Materiale ndihmėse Post New Entry

Larja e duarve me gjakun e tė vrarit

Posted by Rezar Naco on April 4, 2010 at 6:35 AM

Fjalët e Brutit nga tragjedia "Jul Cezari" e Shekspirit.

(Komplotistët, pasi kanë vrarë Jul Cezarin, do të dalin para popullit të shpallin vrasjen e tij si shpëtim nga tirania)

Bruti:

Të ngjyejmë në gjakun e Cezarit

Gjer në bërryl duart dhe shpatat tona!

Pastaj të dalim jashtë gjer në for,

Dhe, duke shkundur armët përmbi kokë,

Le të bërtasim: "Paqe dhe liri!".


Larja e duarve me gjakun e një të vrari është një rit i lashtë, që kryhej në të gjitha rastet kur vrasja kishte një karakter të shenjtë. Plutarku, pa e përmendur një larje të tillë, thotë vetëm se komplotistët i dolën popullit përpara me duar të përgjakura.

(U. Shekspir - Vepra 1, Sh. botuese "Naim Frashëri", Tiranë 1981)

Kujtoni që edhe kur Klitemnestra vret të shoqin, Agamemnonin për t'u hakmarrë (i kish vrarë të bijën, Efigjeninë), del nga pallati para populit me duart dhe veglat e krimit të përgjakura. Po ashtu dhe Oresti, kur merr hakun e të atit, Agamemnonit dhe vret të ëmën, Klitemnestrën, dela para popullit po ashtu me duart dhe mjetet e krimit të përgjakura.

Categories: Simbolike, Rite, doke, zakone

Post a Comment

Oops!

Oops, you forgot something.

Oops!

The words you entered did not match the given text. Please try again.

Already a member? Sign In

0 Comments