Ėndrra e Don Kishotit

Klasa e letėrsisė

faqe nė ndihmė tė gjimnazistėve

FAQ

Për çdo paqartësi që mund t'u dalë në lidhje me faqen, përdorimin e saj apo për çdo pyetje që mund t'u lindë në lidhje me përmbajtjen e faqes dhe pjesëve të saj, mund t'u referoheni Pyetjeve të Zakonshme më poshtë (FAQ - Frequently Asked Questions). Nëse përgjigjet e dhëna nuk u sqarojnë ose nuk u mjaftojnë, përdorni butonin Contact Me.

.............................................................................................


PĖRMBAJTJA E FAQES

MBI FAQEN

  1. Cili ėshtė qėllimi i kėsaj faqeje?

    Kjo faqe nuk ka për qëllim të zëvendësojë orën e mësimit të letërsisë që zhvillohet në klasë. Për mendimin tonë ajo është e pazëvendësueshme. Qëllimi i kësaj faqeje është të ndihmojë gjimnazistët që të plotësojnë njohuritë fituara në klasë, t'i zgjerojnë ato dhe mundësisht të gjejnë shpjegime, komente dhe analiza alternative që do t'u hapin horizontin dhe do t'i venë para përgjegjësisë për të zgjedhur midis tyre apo për të krijuar një mendim të tyren vetjak e të pavarur. Me pak fjalë qëllimi i faqes është të nxitë tek nxënësi dyshimin për shpjegimet që dëgjon në klasë dhe ato që gjen këtu.

  2. A ėshtė zyrtare kjo faqe?

    Kjo faqe nuk është zyrtare. Nuk është krijuar, miratuar apo subvencionuar nga ndonjë organ shtetëror (Ministri, Zyrë Arsimi etj.).  Eshtë një nismë individuale e mësuesit të letërsisë Rezar Naco për të përmbushur një detyrim moral ndaj nxënësit në përgjithësi dhe për të sendërtuar një pasion personal.

  3. Nga janė marrė analizat, komentet dhe shpjegimet qė u bėhen pjesėve letrare?

    Në analiza, komente dhe shpjegime janë shtjelluar idetë personale të krijuesit të faqes. Në shumë raste janë përdorur dhe shtjelluar ide të kritikës letrare të qëmtuara nga libra, autorë dhe burime të tjera. Kur ka qenë e mundur janë dhënë burimet (për t'i qëndruar korrekt të drejtës së autorësisë, p.sh. "Rexhep Qosja thotë në librin e vet për Naimin..."), por më së shumti ato janë ndërthurur e shkrirë në një pa i dhënë rëndësi kësaj të drejte. Kjo, sepse primare është konsideruar ndihma e nxënësit dhe jo burimet nga vjen kjo ndihmë.

Back to top

PĖRDORIMI I FAQES

  1. Pse duhet tė anėtarėsohem nė faqe?

    Anëtarësimi në faqe të jep mundësinë për të përdorur gjithë materialin e saj pa kufizim* (analizat, komentet, pyetje-përgjigjet për veprat letrare, materialet shtesë etj.).

    Anëtarësimi në faqe të krijon mundësinë e komentimit dhe komunikimit me anëtarë të tjerë të faqes, si dhe të këshillimit të drejtpërdrejtë me mësuesin e saj për çështje apo tema të ndryshme letrare.

    *Përjashtohet këtu vetëm hyrja tek regjistri i notave, që është e drejtë e nxënësve të disa klasave të shkollës "Raqi Qirinxhi".

  2. Si mund tė anėtarėsohem nė faqe?

    Që të bëhesh anëtar i faqes duhet të regjistrohesh. Kliko tek butoni Register dhe ndiq udhëzimet duke plotësuar fushat që të kërkohen (adresën email, fjalëkalimin, emrin etj.).

    Kujdes! Për të shmangur abuzimet duhet konfirmuar regjistrimi prej adresës email që ke shënuar (kjo bëhet pasi vjen një mesazh i gjeneruar automatikisht në Inbox ose Spam).

    Pas kësaj mund të hysh çdo herë si anëtar (Sign in) duke shënuar adresën email dhe fjalëkalimin që ke zgjedhur.

  3. Anėtarėsimi nė kėtė faqe ėshtė i lirė apo me pagesė?

    Anëtarësimi në këtë faqe është i lirë dhe nuk kryhet kundrejt ndonjë pagese.

Back to top

PĖRMBAJTJA E FAQES

  1. Sa do mė ndihmojnė materialet e kėsaj faqeje nė orėn e mėsimit?

    Faqja nuk merr përsipër t'i përgjigjet orës së mësimit flakë për flakë. Materialet e kësaj faqeje janë përgatitur në mënyrë të tillë që të bëjnë të mundur kuptimin e veprës letrare në tërësi dhe detaje (periudha historike, mesazhi, stili etj.). Analizat, komentet, pyetjet janë ndërtuar për të realizuar këtë qëllim. Nëse kjo arrihet, është mjaft e lehtë që të jesh pjesëmarrës në pyetjet dhe diskutimet që shtrohen në klasë në orën e mësimit.

Back to top

MATURA LETĖRSI

  1. Ēfarė ėshtė lista me emra autorėsh dhe tituj veprash tek menuja Matura Letėrsi?

    Seksioni i maturës (menu Matura Letërsi) është konceptuar si imitim i orëve të konsultimit që zhvillohen rëndom në shkolla para datës së provimit. Pra si përsëritje dhe rifreskim i njohurive që janë marrë gjatë viteve të gjimnazit. Prandaj dhe seksioni është realizuar në formën e pyetjeve-përgjigjeve për një autor ose vepër/fragment të caktuar (aq më tepër që është formati i testimit me të cilin do të përballet nxënësi gjatë provimit). Në listë paraqiten autorët dhe veprat që ka shpallur MASh në Programin Orientues të Maturës. Autorët dhe titujt e veprave të listës janë tekste të klikueshme. Kliko për të hapur faqen me pyetje për veprën ose fragmentin. Më tej mund të shihen edhe modele përgjigjesh për pyetjet e shtruara.

  2. A ėshtė kjo listė autorėsh/veprash lista zyrtare me tė cilėn duhet tė pėrgatitem pėr Provimin e Maturės?

    Kjo nuk është lista zyrtare me të cilën duhet të përgatitesh për provim. Kjo listë përmban autorë/vepra të Programeve Orientuese të shpallura nga MASh në vite të ndryshme për profile të ndryshme. Secili maturant duhet të gjejë Programin Orientues të vitit dhe profilit të cilit i përket dhe t'i përmbahet atij.

  3. Pse nuk mund ta gjej nė listė njė autor/vepėr i cili/e cila ėshtė nė programin orientues tė MASH-it?

    Programi Orientues për Provimin e Maturës rinovohet çdo vit nga MASh. Po kështu, duke ndjekur këtë program, rinovohet edhe përmbajtja e menusë Matura Letërsi. Prandaj disa autorë/vepra mund të mos jenë pasqyruar ende apo të pasqyrohen më vonë.

  4. Ē'kuptim ka indeksi free qė gjendet nė krah tė disa autorėve/veprave nė listė?

    Për të punuar pyetjet dhe për të marrë modelet e përgjigjeve për këto autorë/vepra nuk kërkohet të jesh i anëtarësuar në këtë faqe.

  5. Pse kur klikoj tek autorėt/veprat e listės nuk hapen ose mė kėrkohet adresa Email dhe Fjalėkalimi?

    Kjo ndodh kur nuk je anëtar i kësaj faqeje. Që të ushtrohesh me materialin e përgatitur në menunë Matura Letërsi duhet të jesh i anëtarësuar në faqe. Pasi të jesh regjistruar (duke ndjekur hapat e regjistrimit), mund të hysh si anëtar i faqes (duke shënuar email+fjalëkalimin që ke zgjedhur) dhe të punosh me materialin e kësaj menuje.

  6. Pasi kam hapur njė autor/vepėr tė listės dhe kam parė modelet e pyetjeve, si duhet tė veproj pėr tė marrė modelet e pėrgjigjeve pėr ato pyetje?

    Në fund të faqes me modelet e pyetjeve gjendet një buton me tekstin "Shih modelet e përgjigjeve" ose "Përfundo testimin". Pasi të kesh përfunduar me pyetjet, kliko aty për të hapur faqen me modelet e përgjigjeve.

  7. Megjithėse klikoj butonin "Shih modelet e pėrgjigjeve", pėrsėri nuk mund t'i shoh ato. Ēfarė gabimi kam bėrė?

    Më e mundshmja është të mos u jesh përgjigjur pyetjeve (ose njërës prej tyre). Mundohu t'u përgjigjesh të gjitha pyetjeve (edhe atyre me alternativa) dhe pastaj kliko butonin.

  8. A janė kėto pyetjet qė do tė bien nė Provimin e Maturės?

    Jo. Këto modele pyetjesh kanë për qëllim të aftësojnë nxënësin të kuptojë veprën në tërësi dhe në detaje. Nëse vepra (fragmenti) kuptohet, atëherë mund t'i japësh përgjigje çdo pyetjeje në lidhje me atë autor/vepër/fragment. Pyetjet e provimit mund të jenë të përafërta me këto. Në rastet kur janë përdorur pyetjet e Shpjeguesit të Programit Orientues ose të tezave të vjetra të Maturës, kjo është bërë e ditur me një shënim.

  9. Modelet e pyetjeve dhe pėrgjigjeve tė shtjelluara kėtu nuk mė plotėsojnė. Ku mund tė gjej tė tjera? Po material tjetėr pėr Maturėn Shtetėrore?

    Më tepër material për Provimin e Maturës Shtetërore mund të gjeni:

    -Në faqen zyrtare të Ministrisë së Arsimit:

    • Testet dhe skemat e vlerësimit për gjithë provimet e zhvilluara prej vitit 2009 deri tani.
    • Shpjeguesit e Programit Orientues.

    *(disa nga këto materiale mund t'i gjeni edhe në këtë faqe, tek Matura Letërsi)

    -Ne faqen zyrtare të Agjencisë Kombëtare të Provimeve (AKP).

    • Programi Orientues i Maturës Shtetërore.
    • Rregullorja e Maturës Shtetërore.

    -Tek libri "Çelësi i letërsisë dhe gjuhës shqipe", botim i shtëpisë botuese Albas, botim që rinovohet çdo vit, sipas programit orientues të MSh.

Back to top
Still have questions? Feel free to Contact Us