BALZAK “Xha Gorioi”

FRAGMENTE TË KOMENTUARA

Fragmentet e komentuara nga romani i Balzakut “Xha Goroioi”. Udhëzime, shpjegime, sqarime etj.

MBI VEPRËN

Kopertina "Xha Gorioi"

Romani i Balzakut “Xha Gorio” u botua në vitin 1834 në Paris. Është një nga romanet bazë të korpusit “Komedia njerëzore”. Ai shërben si udhëkryq ku takohen disa prej heronjve kryesorë të veprës së tij. Në qendër të romanit është figura e xha Gorioit, e babait fatkeq, që u sakrifikua për të bijat mosmirënjohëse. Ai është një nga personazhet më fatkeqe të letërsisë botërore, pas mbretit Lir të Shekspirit. Ai vuan nga dashuria për të bijat, të cilat nuk e përfillin, madje as në shtratin e vdekjes. Pensioni Voker është mjedisi kryesor ku zhvillohen ngjarjet e romanit, një hotel për të varfrit në Paris, ku vijnë të takohen njerëz të kategorive të ndryshme. Pensioni ndahet në katër kate. Në secilin nga këto kate jetojnë personazhet e romanit, sipas vendit që zënë në shoqëri, duke u mbështetur kryesisht në gjendjen financiare.