Ismail Kadare – poezia “Krishtlindjet në New York”


KTHEHU

Pyetje me shtjellim

Shih pyetjet / Shkarko në PDF
Lidhja që vendos titulli me atmosferën e poezisë; filozofia e vogëlsisë dhe pamundësisë të njeriut, njeriu vetë si prodhues i kësaj filozofie, përdorimi i saj si justifikim; konvertimi i shqetësimit real në shqetësim poetik-filozofik; lidhja me qiellin si lidhje me jetën (përjetësinë e racës); pritja si fenomen i dukshëm dhe mospritja që nënkuptohet; shpëtimtari dhe fajtori i situatës; drejtimi i humbur; rrugëdalja që gjen njeriu brenda natyrës së tij; fryma pesimiste e poezisë për ardhmërinë e racës njerëzore.


Këshilla dhe shpjegime

Shih pjesën I / Shih pjesën II / Shih pjesën III
Këshilla dhe shpjegime për disa nga pyetjet e përgatitura për poezinë e Ismail Kadaresë “Krishtlindjet në New York”. Këshillat dhe shpjegimet janë në funksion të përgatitjes për Maturën Shtetërore.


“Krishtlindjet në New York” (teksti i poezisë)

Teksti i poezisë
Poezia “Krishtlindjet në New York” është shkëputur nga përmbledhja e fundit poetike e Ismail Kadaresë “Ca pika shiu ranë mbi qelq” (dyzet poezi të zgjedhura). Atmosfera e rëndë dhe fryma pesimiste e kësaj poezie, parë në kuadër të vitit kur është shkruar ajo, me sa duket e kanë shtysën prej ngjarjeve shqiptare të ’97. Por, si në shumicën e krijimtarisë së tij, Kadareja ka tendencën e përgjithësimit dhe universalizimit. Kështu, kjo poezi është shndërruar në një përsiatje filozofike për lidhjen e njeriut / racës njerëzore me vetveten, shpirtin, përjetësinë.