E. KOLIQI “E gjeti mbas shimshirit”

KTHEHU

TREGIMI NË AUDIO DHE PDF

SHKARKO TREGIMIN NË FORMATIN PDF
“E gjeti mbas shimshirit” është një romancë idilike shkodrane. Shfaqja e dashurisë idilike mes dy të rinjve nuk e kapërcen pragun e zakoneve tradicionale, por vetëm sa e përforcon forcën e traditës. Një prekje duarsh tregon një emocion të përftuar nga gjendja e veçantë e kujtimeve fëminore, përforcuar nga një kujtim mortor i motrës së Vikut, gjë që i jep një shtysë mistike për ta realizuar raportin e fejesës me Gjenarinën. Lidhja mes konaqeve bazohet te përtëritja e martesave, ndonëse të parat kanë përfunduar fatalisht. Ky tregim i Koliqit u hedh një petk modern zakoneve të konsoliduara shqiptare dhe bëhet interpret besnik i tyre, si rrallë herë në tregimet e tjera. Ndoshta pasi Viku nuk është “student” i ndonjë shkolle perëndimore, ai është thjesht tipizimi i shkodranit tradicional.

ANALIZA DHE KOMENTI I TREGIMIT

PJESA E PARË
Kuadrimi i tregimit në vëllimin “Tregtar flamujsh”; karakteri i heroit kryesor, mentaliteti; hyrje në dukurinë e epifanisë.

PJESA E DYTË
Tradita e lidhjeve mes konakëve; prezantimi i personazhit të dytë dhe marrëdhëniet midis personazheve; mjedisi tipik qytetar shkodran; skema tipike e Koliqit në tregime të këtij lloji.

PJESA E TRETË*
Marrëdhënia shoqërore midis personazheve dhe lidhja e tyre nga fëmijëria; simpatia e ndërsjelltë mes tyre; dy oborret në dy rrafshe kuptimore; shimshirët dhe kuptimi i tyre simbolik.

PJESA E KATËRT*
Kujtimet e fëmijërisë, fjalët që bëhen shkak për rikujtimin e fëmijërisë; loja kukafshehti, rëndësia, simbolika e saj dhe shndërrimi në lojë dashurie; tërheqja dhe simpatia e pafajshme fëminore dhe shndërrimi në të tjera ndjenja; dukuria e epifanisë dhe ndarja e tregimit në dy pjesë.

PJESA E PESTË*
Rezultati i epifanisë dhe ndryshimi i sjelljes; situata e re dhe ndryshimi i përdorimit të emrit nga Nake në Gjenarinë; kuptimi i ri i lojës së fëmijërisë; ndarja e tregimit në dy pjesë dhe ridimensionimi i elementëve të pjesës së parë pas epifanizimit në pjesën e dytë; ndryshimet e dy pjesëve në disa aspekte.

PJESA E GJASHTË*
Personazhi tipik tradicional; tradita e lidhjeve mes konaqeve përmes martesave; përcjellja e traditës përmes një fryme romantike dhe moderne; qëndrimi përballë traditës; simbolika e shimshirëve; simbolika e frazës përfundimtare; subjekti dhe rëndësia e tij për Koliqin.

USHTRONI NJOHURITË

*Për të shrytëzuar materialin kërkohet anëtarësim.