Migjeni “Poema e mjerimit”


KTHEHU

Pyetje me shtjellim

Shih pyetjet / Shkarko në PDF
Vendi i Migjenit në letërsinë shqipe. Hyrja e poemës dhe teknika e përfshirjes së lexuesit. Shkaqet e gjendjes së mjeruar të individit në shfaqje të ndryshme. Simbolika e re e Migjenit dhe kuptimi i saj. Syri kritik, revolta sociale, përulja dhe mëshira.


Poema e mjerimit (teksti i poemës)

Teksti i poemës
Vëllimi i vetëm poetik i Migjenit “Vargjet e lira” u bë gati për shtyp më 1936, por u ndalua nga censura e kohës dhe nuk u botua. Vëllimi ishte konceptuar prej autorin i ndarë në disa cikle. “Poema e mjerimit” është e vetmja poemë e Migjenit dhe hap ciklin Kangët e mjerimit, ndoshta cikli me poezitë më të arrira të tij. Në këtë poemë trajtohet mjerimi si dukuri e dhimbshme dhe plagë shoqërore në të gjitha aspektet e shfaqjes së tij. Në rrafshin poetik është vepra më e plotë e autorit.