Populli
"Këngë të epikës legjendare shqiptare"


Të përgjithshme

"Këngët e epikës legjendare shqiptare" (Eposi shqiptar) në pjesën dërmuese të tyre përbëhen nga një qerthull këngësh të njohura si "Këngët e kreshnikëve" ose "Cikli i kreshikëve". Ky cikël ka në qendër të tij bëmat e dy vëllezërve, Mujit dhe Halilit dhe të çetës së tridhjet agallarëve të Jutbinës (vendi ku ata kanë banesën). Disa nga rapsoditë më të njohura të këtij cikli janë:

  • Fuqia e Mujit
  • Gjeto Basho Muji
  • Orët e Mujit
  • Martesa e Halilit
  • Gjergj Elez Alija
  • Muji e Behuri
  • Gjogu i Mujit
  • Omeri i ri
  • Zuku Bajraktar
  • Deka e Omerit
  • Ajkuna kjan Omerin
  • Muji pas deket
  • Arnaut Osmani etj.

Të shtjelluara


Info +

Këngë të epikës legjendare
Disa nga këngët e epikës legjendare lexuar nga Gentjana Daka.

burimi: Volumi Audio Libra shqip



Kuteli "Tregime të moçme shqiptare"
(variant i përmbledhur i botimit origjinal)
Në këtë libër Kuteli ka përshtatur në prozë, në një gjuhë letrare dhe të kuptueshme për të gjithë, rapsoditë kryesore të Ciklit të Kreshnikëve baladat më të njohura shqiptare, legjendat, këngët popullore arbëreshe etj. Është pikërisht ky libër që e ka bërë të njohur Ciklin e Kreshnikëve në një masë të gjerë lexuesish të cilët, në të kundërt, nuk do të mund ta shijonin atë në origjinal.

*Për të shfrytëzuar materialin e plotë kërkohet anëtarësim.