Ndihmë për mësuesin

Lidhje të nevojshme: MAS | AKP | IZHA | e-Albania

Drawing (29)

Për mësuesin e lëndës

Excel vjetore

Formular për llogaritjen e notës vjetore

Formular i thjeshtë, i punuar në Excel që ndihmon në llogaritjen e shpejtë të notës përfundimtare. Mësuesi hedh në qeliza emrat e nxënësve dhe notat e vitit (në ndarjet përkatëse: shkrim, gojë, projekte) dhe formulari llogarit notën e plotë, notën e shkallëzuar, pikët dhe kreditet kur fitohen, kalueshmërinë, notën mesatare etj.
Pse pikërisht në Excel?
Së pari, se formula zyrtare e nxjerrjes së notës përfundimtare e bën të vështirë llogaritjen manuale dhe të detyrueshëm përdorimin e një programi të tillë. Së dyti, se nuk ka mësues sot që të mos jetë i familiarizuar me pamjen dhe punën në Excel, pra sepse përdorimi në këtë format është i thjeshtë për mësuesin.
Provoni një model të thjeshtëzuar të formularit për të parë si funksionon ose shkarkojeni falas atë.

ProvoShkarko

Për mësuesin kujdestar

Regjistri statistikor për tri vitet e klasës kujdestari

Për mësuesin kujdestar ka qenë gjithmonë problem statistika përmbledhëse e kujdestarisë në fund të tre viteve shkollë. Nxënës që ngelen, nxënës që largohen, nxënës të ardhur në klasë. Thuajse çdo vit emrat e nxënësve në regjistrin e klasës kanë një renditje të re. Kështu që për të pasur një statistikë përmbledhëse në maturë detyrohet të përdorë tre statistika të ndryshme ose të ribëjë edhe njëherë një statistikë përmbledhëse.
Me programin "Excel kujdestaria" mjafton plotësimi i statistikës të vitit dhe përfundimtarja përditësohet automatikisht (lista emërore, sipas renditjes të vitit të fundit, notat, pikët, kreditet etj.). Me "Excel kujdestaria" mësuesi kujdestar ka në dorë në çdo moment pasqyrën e klasës: pikët, numrin e krediteve, lëndët e vjeshtës etj. Fletë të veçanta gjenerojnë dëftesa me të dhëna të detajuara dhe të nevojshme për çdo nxënës dhe për çdo vit shkollor.
Provoni një model të thjeshtëzuar të programit për të parë si funksionon ose shkarkojeni falas atë.

ProvoShkarko

Programe kompjuterike

FESH

Përshkrimi:
Fjalori elektronik shpjegues (FESh) është njëra pjesë e projektit mbarëkombëtar të Qendrës për Edukim dhe Përparim, “Gjuha shqipe dhe kompjuteri”, i cili mund të shkarkohet nga këtu. Përdorimi i këtij fjalori do të ndihmojë shqipshkruesit në hartimin e teksteve të ndryshme, duke kursyer kohën e tyre dhe duke rritur njëkohësisht cilësinë e shkrimit.

burimi: gjuhashqipe.com

Përshkrimi:
Nëse shkruani shqip, tash është koha për t’u thënë lamtumirë gabimeve drejtshkrimore. Ju ofrojmë programin për drejtshkrim AS 2.0, që është një pako profesionale softuerike, e dizajnuar në veçanti për gjuhën shqipe. Ky program përcakton mënyrën më të mirë të drejtshkrimit të gjuhës shqipe. AS 2.0 është një vegël e domosdoshme për përdoruesin, që i siguron atij të gjitha shkathtësitë e nevojshme për ta kryer punën me sukses.

burimi: gjuhashqipe.com

Përshkrimi:
Pas më shumë se dhjetëmijë instalimeve dhe testimit njëvjeçar, kemi bërë përmirësimet e duhura dhe tani për ju kemi versionin 2.0 të AS Tastieres shqipe si pjesë e AS Qendrës 2.0.

burimi: gjuhashqipe.com

Shkarko

Shkarko

Shkarko